Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, shpreh rezerva për ngritjen e bordit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM).
Bordi i ONM u ngrit javën e kaluar, pas mbërritjes në Shqipëri të ekspertëve nga BE dhe SHBA, të kryesuar nga spanjollja Genoveva Ruiz Calavera.
I ftuar në “5 pyetje nga Babaramo”, Vasili ngriti pikëpyetje për rolin e këtij bordi, duke theksuar se është një mekanizëm ekstra-kushtetues. Sipas tij, nuk dihet as kush e ngriti këtë bord si dhe nuk dihet as roli dhe funksioni i tij.
“Jam njohur ditë më parë, për krijimin e një bordi Ndërkombëtar Monitorimi. Kushtetuta flet për ekspertë të cilët krijojnë Operacione Ndërkombëtare të Monitorimit. Këtu është ngritur edhe një bord. Është e paqartë. Nga mediat jam njohur. Pasi ky komunikim lidhur me ONM nuk përfshinte në dikasteret për informim Ministrinë e Drejtësisë, u la jashtë komunikimit. Arsyet e i kam të paqarta. Edhe faksimilet i kam parë përmes mediave. Të cilat nuk i disponoj as sot e kësaj dite, ku ishin zv/shef të misioneve të BE-së në Tiranë, të ambasadës amerikane e të tjerë punonjës të ambasadave të cilët do punonin si interlokutorë. Pra, ishte një mekanizëm ekstra-kushtetues, pasi kushtetuta flet qartë, ka ekspertë të cilët propozohen nga SHBA dhe BE, ky operacion komunikimin shteti shqiptar duhet ta mbajë me BE-në, këta ekspertë janë propozuar dhe emrat e tyre janë bërë publik”, u shpreh Vasili.
Vasilit tha gjithashtu se anëtarët e bordit të ONM janë përfaqësues politikë. Këta duhet të ishin profesionistë apolitikë. Bordi i cili është ngritur është bordi të cilët janë njerëz funksionarë nga BE, pra janë politikë”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/