Zharrëz, dita e 10 e grevës së urisë, banorët nuk tërhiqen

Zharrëz, dita e 10 e grevës së urisë, banorët nuk tërhiqen

72
0
Shares

Vijon prej 10 ditësh greva e urisë e 9 banorëve të Zharrëzit të cilët kërkojnë ndërprerjen e shpërthimeve në zonën naftëmbajtëse dhe dëmshpërblim për shkatërrimet në shtëpitë dhe bizneset e tyre.
Një natë më parë banorët kërkuan vëmendjen e autoriteteve në një përpjekje për të bllokuar aksin fier-berat, por policia ndërhyri duke zhbllokuar rrugën dhe ka nisur procedimin penal për dy të rinjtë që i vunë flakën një gome makine në mes të rrugës.
Gjendja shëndetësore e grevistëve është e rëndë por ata nuk pranojnë të dalin pa mbërritur grupet e verifikimit të dëmeve në terren. Grupi i punës që do të verifikonte dëmet në banesa u ngrit me vendim qeverie një muaj më parë. Brenda muajit janar pritej edhe një raport për shkakun e lëkundjeve të tokës në fushën naftëmbajtëse Patos Marinëz por ende nuk ka një përgjigje zyrtare.
Prej vitit 2007 kur fusha naftëmbajtëse u dha me koncesion, banorët e fshatrave të kësaj zone akuzojnë kompaninë Bankers Petroleum se shkakton shpërthime nëntokësore gjatë operacioneve të nxjerrjes së naftës. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY