Elida Zero është nëna shqiptare, e cila vrau në mënyrë makabre të birin 7-vjeçar dhe më pas, në gjendje të rënduar emocionale u hodh nga ballkoni i banesës së saj, duke gjetur kështu vdekjen e menjëhershme. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se i vogli ndodhet në spital.
Mediat raportojnë se prej vitesh, 35-vjeçarja Elida, ishte ndjekur nga mjekët dhe kuruar për depresion kronik. Ajo kishte tentuar edhe të shkonte në Francë bashkë me të birin, për të kërkuar azil politik, por i ati i 7-vjeçarit, me të cilin gruaja ishte ndarë për shkak se e akuzonte për keqtrajtim, disa javë më parë kishte shkuar në Francë dhe e kishte marrë bashkë me fëmijën, për ta sjellë në Torino, ku edhe ndodhi ngjarja e rëndë.
Nënë e bir u kthyen në banesën që burri kishte lënë të lirë për to, në rrugën Bologna 267, ku sot në mëngjes, rreth orës 11:30, ndodhi fatkeqësia.
“Ajo kishte probleme të mëdha. Të enjten më telefonoi për të më thënë se do të bënte ndonjë marrëzi. Më ka akuzuar prej vitesh se kisha femra të tjera, se e tradhtoja”, – tha ish bashkëshorti i saj, Dante Scrivano, i cili ndodhej në shtëpi në momentin që gruaja rrëmbeu thikën, qëlloi me të disa herë të birin dhe më pas hipi në ballkonin e katit të tetë e u hodh prej aty, duke gjetur vdekjen në vend.
“La Repubblica”, raporton se i vogli mbërriti në spital me plagë në pjesë të barkut, gjoksit dhe të dorës. Fqinjët e saj thonë se e kanë dëgjuar shpesh herë të shprehej se nuk ia dilte dot më. “Thoshte që do hidhej nga ballkoni”, – tregojnë fqinjët.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/