Ngjarja e rëndë e dy ditëve më parë në Fier tronditi mbarë opinionin publik. Drini Derveni qëlloi me armë na makinë 29-vjeçaren Ermira Arapi, dhe më tej qëlloi edhe ndaj vetes duke mbetur të vdekur të dy.
Një krim pasioni, pasi të dy ishin të martuar dhe me fëmijë, dhe lidhja e tyre me njëri-tjetrin ishte jashtëmartesore. Dyshimet janë që Ermira të ketë qenë shtatzënë e për këtë arsye kanë nisur edhe debatet mes tyre.
Por ndërsa historia pritet të zbardhet, një mik i 31-vjeçarit rrëfen anën tjetër të Drinit,
Ilir Beqiri, ish-banor i “Big Brother Albania”, thotë se e njihte Drinin dhe është rritur me të. Në dy postime në Facebook, ai flet për kujtimet që ka pasur me Drinin dhe i kërkon ndjesë që nuk mundi t’i shkonte në varrim.
“R.I.P Drini Derveni. Do kujtojmë me lot në sy festën te shtëpia që ngritëm lagjen në këmbë. Ndodhinë me profesor Bert Toskën. Mbrëmjen e maturës e telljet me duart e Nik Topuzit e shumë e shumë të tjera. Më vjen keq që nuk të erdha në funeral miku im dhe si nuk erdhi kurrë ajo telefonatë për birra në Tiranë. Të qoftë dheu i lehtë dhe tu kesh lënë uratën Betës dhe vajzave.Lamtumirë mik. Nuk më besohet o Drino. Ti s’do i kishe bërë kurrë keq hasmit jo më dikë që e vlerësoje. Të qoftë dheu i lehtë miku ynë. Do të mbahesh mënd gjatë”,shkruan ai.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/