Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në PD, Grida Duma, është një nga zërat më me peshë në selinë blu.
Duma thirri gazetarët në një deklaratë për mediat për të denoncuar lumin e drogës që po rrjedh nga Shqipëria drejt Italisë.
Duke folur për kapjen e një sasie prej 8 ton hashashi në Itali, që dyshohet të jetë nisur nga porti i Durrësit, Duma ka regjistruar para kamerave një gafë, që nuk e ka përsëritur një por plot dy herë, dhe me insistim madje.
“Perla” që Duma thotë është se droga është nisur nga aeroporti i Durrësit, si për të na treguar pikërisht atë moment kur mendja është në vend tjetër dhe goja flet për gjë tjetër.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/