SHKOLLA PROFESIONALE/Si të marrësh zanatin përmes praktikimit

SHKOLLA PROFESIONALE/Si të marrësh zanatin përmes praktikimit

623
0
Shares

150 milionë lekë për 5 laboratorë të rinj. Është ky investimi më i fundit i Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë në shkollën profesionale “Hysen Çela” në Durrës ku për herë të parë është hapur edhe dega e detarisë.

Është kthyer në laboratorin më të kërkuar në shkollën “Hysni Çela” në Durrës.

Detaria është një ndër 5 degët që janë pajisur me laboratorë të rinj në shkollën profesionale të qytetit bregdetar. Investim i Ministrisë së Mirëqënies Sociale prej 150 milionë lekësh.

Mësuesit e kësaj shkolle, thanë se deri më sot, mësimi ishte zhvilluar vetëm në pjesën teorike, duke bërë që nxënësit të mbaronin një degë profesionale por pa mësuar zanatin.

Ministri Klosi, vuri theksin tek mundësitë janë shtuar tashmë në shkollat e arsimit profesional, të cilat janë të gjitha duke u pajisur me laboratore, ku tashmë nxënësit mund të marrin zanatin përmes praktimit.

“Transferimi i shkollave tona në qendra multifunksionale të cilat mund ti menaxhojnë vetë burimet financiare, do të shënojë një hap krejtësisht cilësor në transformimin e arsimit tonë profesional, nga një edukim në një mekanizëm ekonomik që mund të ndryshojë jetën e shumë qytetarëve të vendit tonë.

Z.Klosi vuri theksin tek risitë që do të sjellë ligji i ri i arsimit profesional që pritet të kalojë të enjten e kësaj jave në kuvend.

Me ligjin e ri ju mund të shisni, të fitoni të ardhurat, me të ardhurat të investohet më shumë në bazë prodhuese, mësuesit do të paguhen më shumë, e kështu me rradhë. Unë ndihem shumë mirë që ky laborator është realisht modern dhe tregu i Durrësit dhe më gjërë se kaq ka kuptuar vlerën e këtyre nxënësve, djem edhe vajza, sepse punësimi i tyre është thelbi i reformës sonë”

Shkollat transferohen në njësi autonomi financiare. Me të ardhurat nga produktet e pregatitura nga vetë nxënësit, mund të shkojnë për investime, rritje të kapaciteteve, apo edhe rritje të pagave të mësuesve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY