Një prostitutë i ka thyer zemrën Hueyda El Saied, e cila ka treguar në “Xing me Ermalin”, se pasi kishte bërë një nga reklamat më të rëndësishme të saj në Francë, kishte takuar rastësisht një fotograf serb, i cili për ta fyer i kishte thënë se të gjitha vajzat që prostituonin në rrugën përball ishin shqiptare.
“Për ta kundërshtuar se më vinte shumë inat i thashë se ato ishin serbe, por kishin turp ta tregonin këtë”, rrëfen më tej ish-balerina, e cila nuk mund të qëndronte pa e verifikuar këtë fakt.
“Iu afrova njërës prej vajzave të trafikuara dhe e pyeta në frengjisht nëse ishte shqiptare. Mu përgjigj po. Shpresoja që nuk ishte e vërtetë dhe e pyes në shqip se nga cili qytet ishte, por për fatkeqësinë time dhe të të gjithë popullit shqiptar ajo më rrëfeu se ishte nga fshatrat e Fierit”, ka treguar Hueyda, e cila ka pohuar se ky ka qenë një takim shumë i dhimbshëm për të.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/