PLATFORMA/ Basha takim me biznesin gjerman: Ja sa do ti ulim taksa,...

PLATFORMA/ Basha takim me biznesin gjerman: Ja sa do ti ulim taksa, si do e zgjidhim papunësinë për të rinjtë

62
0
Shares

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të biznesit gjerman që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri.
Sipas Bashës, qeveria Rama ka rritur me 1.5 miliard dollarë.
“Në këto vite të qeverisë Rama, taksat janë rritur me 1.5 miliardë dollarë. Çdo shqiptar është detyruar që të paguajë 500 dollarë më shumë gjatë viteve të kësaj qeverie.
Ne do të ulim taksën e sheshtë. Do heqim tatimin mbi dividentin, duke e zeruar. TVSH do të ketë një shkallë të vetme tatimore prej 15%. Tatimi i biznesit të vogël do të jetë kuote fikse, 1,5 % të xhiros  e cila do të zëvendësoje tatimin mbi të ardhurat dhe TVSH. Taksa e sheshtë do të bëhet 9%. Paratë e taksave, do të shkojnë në shërbim të taksapaguesit”, është shprehur Basha gjatë fjalës së tij me biznesin gjerman.
Sipas kreut të PD-së, “abuzimet e qeverisë me investime në zyra, makina, buzëkuqe etj, i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 310 milionë dollarë. Këto investime do të bëhen zero dhe këto para do investohen për qytetarët”.
“Rritja e taksave dështim i qeverisë Rama. Qeveria e parashtroi që në fillim dështimin e vet. Produkti ynë, do të jetë realist”, tha ndër të tjera gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Basha u ndal edhe te punësimi i të rinjve.
Sipas tij, papunësia ka prekur 40 për qind të të rinjve, që do të thotë se 4 në 10 të rinj, janë të papunë. Platforma jonë do të jetë mbështetje ndaj bizneseve që hapin vende pune të reja për të rinj. Do ta nisim me stazhe për 10 mijë të rinj në vit, që do të mbështeten nga qeveria me fonde për stazhet”, u shpreh më tej Basha.

Platforma e PD-së për qeverisjen e re

lulzim basha, biznesi gjerman   
Në këto katër vjet taksat janë rritur me 1,5 mld USD. Çdo shqiptar ka paguar 500 usd taksa shtese
    Ne do të vendosim taksën  e sheshtë 9 për qind.
    Tatimi mbi dividentet do të zerohet.
    TVSH do te ketë një shkallë të vetme tatimore prej 15%
    Tatimi i biznesit te vogel do te jete kuote fikse, 1,5% te xhiros  e cila do te zëvendësoje tatimin mbi te ardhurat dhe TVSH.
    Paratë e taksave, në shërbim të taksapaguesit:
    Abuzimet që i kane kushtuar buxhetit të shtetit 310 mln USD për luks do të marrin fund.
    Këto para do u kthehen qytetarëve përmes investimeve që sjellin zhvillim, mirqënie dhe punësim.

  
  Transparenca
   
Të gjitha kontratat publike do të bëhen transparente.
    Asnjë konkurrim me një kandidat në garë
    Jo tendera e koncesione për klientët e qeverisë
    Këto katër vjet, 230  milion dollarë i kanë marrë 11 persona të lidhur me Ramën
    Koncensionet, PPP-te do te rishikohen thellësisht.
    Ato do të jenë transparente dhe me kosto zero për buxhetin e shtetit.
    Pagesat nga arka e shtetit për 6 kontrata, skandaloze 68 miliardë lekë
    Ose rreth 500 milionë euro, ku vetëm për këtë viti do të paguhen 71 milione dollare.
    Kjo vlerë është 8 herë më e lartë sesa pagesa e papunësisë e gjithë vitit 2017.
    Kjo situatë do të marrë fund.

   
Investimet publike

    Në qeverinë tonë, jo investime për palma e fasada
    Këto 4 vite 510 mln USD për fasada
    Investimet e mia do i shërbejnë punësimit dhe zhvillimit.
    Do përfundojmë veprat e mëdha, rruga Tiranë –Elbasan, Rruga e Arbrit përfshi këtu edhe tunelin e komunikimit.
    Do përfundojmë akset e jugut.
    Ndërtimi i një porti te madh qe te furnizoje gjithë Ballkanin.

   
Arsimi dhe rinia do të jenë prioritet tona.
    Pa
punësia e rinisë sot është 34%
    Ne do të bëjmë gjithcka që ta përgjysmojmë.

    Kujdesi social

    Asnjë familje në ndihmë ekonomike, pa paketën; bukën, energjinë elektrike, ujin, libra për fëmijët e tyre dhe kujdes shëndetësor.
    200 kv energji elektrike do te paguhen nga shteti

   
Fatura e ujit dhe librat e fëmijëve
  
  Një nga vendimet e mia të para, rritja e ndihmës ekonomike
    Do ta dyfishojmë pagesën për ndihmën ekonomike.
    Do rrisim pagën minimale rreth 32 mije leke
    32 mije leket e para te te ardhurave nga paga, do përjashtohen nga tatimi
    Brenda mandatit të pare, do rrisim pensionin minimal me 33% si dhe do te ulim moshen e daljes në pension.

    Energjia
   
Do të ulim me 5 % TVSH për energjinë
    Kjo do ule çmimin e energjisë
    Do të falim kamatëvonesat.
    Do të bëjmë gjithçka për ti dhënë fund faturimit afrofe
    Jo mbifaturim për të mbushur dështimin e OSHE

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY