GRABITJA/ Saimir Tahiri në fund të mandatit, flet për “gjëra urgjente” që...

GRABITJA/ Saimir Tahiri në fund të mandatit, flet për “gjëra urgjente” që nuk janë bërë

61
0
Shares

Nga Elbasani, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e konsideroi grabitjen e djeshme të blindave me parë një “thirrje për një Shqipëri të sigurt”.
Në fund të mandatit qeverisës, ministri u shpreh sot në një takim me studentët e Elbasanit, se grabitja ishte një provë për gjërat që duhen bërë urgjentisht, por që s’janë bërë.
Tahiri gjithashtu tha se policia po bënte maksimumin për zbardhjen e ngjarjes dhe për kapjen e autorëve.
“Ngjarja e djeshme është një thirrje për një Shqipëri të sigurt dhe provë për gjërat që duhen bërë urgjentisht. E gjithë policia është në këmbë për identifikimin e kapjen autorëve si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes”, tha ai.
Ngjarja ndodhi dje në orën 11:30, në Qafë-Kashari, pranë rrugës për në Rinas. Pesë persona të armatosur dhe të veshur me kamuflazh të zi arritën të merrnin nën kërcënimin e armëve një shumë nga 100 mijë euro deri në 2 milionë euro, por asgjë e konfirmuar zyrtarisht.
Pesë autorët pasi goditën një prej blindave, thyen me mjete të forta një prej xhamave të makinës dhe nën kërcënimin e armëve kanë marrë thasët me para. Më pas ata kanë djegur makinat e tyre pranë urës së Limuthit, afër Qafë-Kasharit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY