Pas grabitjes së djeshme në aksin Qafë kashar – Rinas, kur u morën në pyetje në polici, rojet pranuan se i kapi paniku, pasi maskat i qëlluan drejt dhe disa prej plumbave hynë në automjetet të blinduar. Gjatë marrjes në pyetje, njëri prej tyre tha se fillimisht tentoi të reagonte me disa krisma në ajër, por grabitësit qëlluan drejt dhe ka qenë një mrekulli që askush nuk u vra. Pas të shtënave të para gjithçka mori fund dhe rojet pranuan se u paralizuan nga frika. Grabitësit vepruan shpejt dhe e vetmja shpresë ishte patrulla e policisë.
Sipas rojeve, mjetet e grabitësve i kanë ndjekur për disa minuta dhe pranë mbikalimit të Kasharit i dolën para duke i bllokuar rrugën. Të shtënat e para ishin ndaj blindit të parë, dhe më pas drejt të dytit. Dorëzimi i rojeve të sigurisë është i qartë edhe në videot e filmuara nga qytetarët në rrugë. E gjithë ngjarja zgjati rreth 3 minuta.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/