FREE TAXI/ Prostitucioni, përgjimet që fundosën policin: Më duhet një “taksi e...

FREE TAXI/ Prostitucioni, përgjimet që fundosën policin: Më duhet një “taksi e mirë” për 2 shokë nga Maqedonia

128
0
Shares

Zbardhen përgjimet që çuan në arrestimin e efektivit të policisë rrugore, Elton Shtrepi, i cili u kap pak ditë më parë bashkë me 10 persona të tjerë për shfrytëzim prostitucioni.
Burime të sigurta të “Gazeta Shqiptare” bënë me dije se nga përgjimet ka rezultuar se gati një muaj para operacionit për prangosjen e 11 personave, Shtrepi është telefonuar nga një person, i cili i kërkonte numrin e telefonit të Maringlen Ahmetajt (kreu i rrjetit) sepse i duhej një “taksi e mirë” (femër), pasi i kishin ardhur dy shokë nga Maqedonia.

Përgjimet
Nga përgjimet e datës 10.01.2017 rezulton se shtetasi Elton Shtrepi me numër 06941xxxx, telefonohet nga numri 0696xxxxx, i cili i kërkon Eltonit numrin telefonik të Genit (Maringlen Ahmetaj) sepse i duhet një “taksi e mirë” (femër). Eltoni i përgjigjet që Geni është në gjumë, merre vetë në darkë dhe të kryen hall.
Personi i përgjigjet se i kanë ardhur dy shokë nga Maqedonia dhe Eltoni i thotë flisni dhe i jep numrin e Genit.
Rreth orës 22:10, shtetasi Elton Shtrepi me numër 06941xxxxx bën një bisedë në celular me shtetasin Maringlen Ahmetaj me numër 0698xxxxx, ku i thotë se “një shoku im do një ‘taksi’. Ia gjejmë të dali? …Flasim për çmimin, të merr (tel) vetë ai. Është ai, N…… që ishim te cepi”….
Gjatë bisedës flasin edhe për femrat me emra si “Nona” (e identifikuar si shtetasja Marsilda T.) etj., por Maringleni i thotë që i ka të gjitha të zëna për momentin.
Në datën 30.01.2017, shtetasi Maringlen Ahmetaj, me numër 0698xxxxx telefonohet nga numri 0697xxxxxx, i cili i thotë “… jam një shok i Elton Shtrepit, desha me pi kafe”, (lihet të kuptojë që do femër për prostitucion). Maringleni i thotë “… vetëm në darkë, nga ora 20:30 te vendi”.
Personi i thotë se duhet ardhur te hotel “ZZZZZ”. Maringleni i përgjigjet “më bëj telefon, mos fol me Tonin”.
Në orën 16:07, Maringleni i telefonon këtij shtetasi dhe i thotë “ku je, atje ku më the”? Pas aprovimit, shtetasi Maringlen Ahmetaj fillon të telefonojë vajzat për t’i dërguar atje.

Operacioni
Pak ditë më parë Policia e Tiranës arrestoi 11 persona, një e shpalli në kërkim dhe procedoi në gjendje të lirë 10 persona të tjerë. Të arrestuarit ishin Fllanxe A., Ambra I., Anxhela Xh., Maringlen Ahmetaj (taksist), Arben Bici (taksist), Përparim Kola (taksist), Kujtim Karamuça (taksist), Lendi Stefani, Gjergji Rusa, Albion Todri, Elton Shtrepi, punonjës policie.
Gjatë operacionit, policia u sekuestroi edhe 4 doza kokainë. Sipas skemës së zbardhur nga policia, krerët e këtij rrjeti ishin Arben Bici dhe Maringlen Ahmetaj.
Ndërsa shtetasit Kujtim Karamuça, efektivi i policisë Elton Shtrepi, si dhe dy femrat Fllanxe A., 37 vjeçe dhe Ambra I., 21 vjeçe rekrutonin vajzat dhe siguronin klientët. Nga hetimet ka rezultuar se 37- vjeçarja prezantohej me emrin “Ana”, ndërsa 21-vjeçarja me emrin “Erisa”.
Organizatorët e këtij rrjeti kamufloheshin si taksistë, të cilët përveç se siguronin klientët, bënin edhe transportimin e vajzave që ushtronin prostitucion. Shuma për çdo klient varionte nga 50 deri në 150 euro.
Ndërkaq, nga hetimi ka rezultuar se në disa raste vajzat që shfrytëzoheshin për prostitucion kanë siguruar edhe lëndë narkotike të llojit kokainë, të cilën ua shisnin klientëve të tyre. Dy ditë më parë, Gjykata e Tiranës la në “detyrim paraqitje” vetëm 24- vjeçarin Gjergji Rusa, ndërsa për 10 të tjerët vendosi “arrest me burg”.
arpr

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY