DETAJE/Përgjimet e prostitutave të Tiranës: “Një shoku im do një …”

DETAJE/Përgjimet e prostitutave të Tiranës: “Një shoku im do një …”

88
0
Shares

Nga përgjimet e prokurorisë së Tiranës kundër grupit që shfrytëzonte prostituta në disa hotele, rezulton se në 10 janar 2017, shtetasi Elton Shtrepi me numër cel. 06941xxxx, telefonohet nga numri cel.0696xxxxx, i cili i kërkon Eltonit numrin telefonik të Genit (Mariglen Ahmetaj) sepse i duhet një “taksi e mirë” (femër).

Eltoni i përgjigjet që Geni është në gjumë, merre vete në darkë dhe të kryen hall. Personi i përgjigjet se i kanë ardhur dy shokë nga Maqedonia, dhe Eltoni i thotë flisni dhe i jep numrin e Genit.

Ndërkohë rreth orës 22:10, shtetasi Elton Shtrepi me nr.cel. 06941xxxxx, bën një bisedë në celular me shtetasin Maringlen Ahmetaj 0698xxxxx, ku i thotë…. “se një shoku im don një “taksi”…., ja gjejmë të dali?, …flasim për çmimin, të merr(tel) vet ai, ….është ai, N….. që ishim te cepi”….

Gjatë bisedës flasin dhe për femrat me emra si “Nona”( e identifikuar si shtetasja Marsilda T.) etj,por Maringleni i thotë që i ka të gjitha të zëna për momentin.

Më tej në datën 30 janar 2017, shtetasi Maringlen Ahmetaj, me numër cel.0698xxxxx, telefonohet nga numri cel.0697xxxxxx, i cili i thotë” …jam një shok i Elton Shtrepit, desha me pi kafe, (lihet të kuptoj që don femër për prostitucion), Maringleni i thotë “…vetëm në darkë, nga ora 20:30, tek vendi. Personi i thotë se… duhet me ardhur këtu tek hoteli.

Maringleni i përgjigjet…”me bëj telefon, mos fol me Tonin”. Në orën 16:07, Marigleni i telefonon këtij shtetasi dhe i thotë…”ku je, atje ku me the”?

Pas aprovimit, shtetasi Maringlen Ahmetaj fillon të telefonojë vajzat për t’i dërguar atje.

Ky grup, 5 ditë më u shkatërrua nën operacion e koduar “Free Taxi” me një total prej 17 vetash, ndërsa për 9 ndaj tyre u morë masa e arrestit.

Fllanxe. A, Ambra.I dhe Mariglen Ahmetaj, Arben Bici, Përparim Kola, Albion Todri, Përparim Kola, Elton Shtërpi do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimit.

Ky grup sipas hetimeve për çdo shfrytëzim të vajzave përfitonte 100 euro ndërsa 50 euro ishin pagesat që merrnin vajzat e shfrytëzuara për raportet seksuale me klient të cilët siguronin tutoret e tyre dhe taksistët. /Shqiptarja.com

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY