SHËNIM/ Grabitësit e parave të bankës urojnë Saimir Tahirin: Suksese në jetë!

SHËNIM/ Grabitësit e parave të bankës urojnë Saimir Tahirin: Suksese në jetë!

70
0
Shares

Nga Drenica Qelia

drena qelia, vogel

Drencia Qelia

“Siguria sukses për biznesin”.
Kështu kishte zgjedhur ministri i brendshëm Saimir Tahiri ta quante dje “konsultimin publik me grupet e interesit”, konsultim i cili përfshinte një takim me drejtuesit e policive private.
Siç ndodh rëndomtë në praktikën e kryeministrave e ministrave të tij, nuk kishte si të mos mungonin në këtë takim kamerat e televizioneve, për të përcjellë “batutat” e ministrit Saimir Tahiri.
Por sot, 24 orë pas deklaratës së ministrit sipas së cilës “9.000 police privat, paguhen si skllevër ndërkohe që japin zero kontribut për sigurinë publike. Kjo praktikë do mbyllet brenda një muaji. Nuk ka me polic privat që paguhet për lëmoshë. Duhet pagë europiane për shërbime evropiane”, grabitësit e radhës së parave të radhës së bankës së radhës, kanë përdorur me efikasitet “countdown”-in një mujor, që ju la në dispozicion ministri. Nëpërmjet një skenari të denjë për film “holliwood”-ian pesë grabitës kanë rrëmbyer 6 – 7 thasë me miliona valutë, dhe pasi i kanë uruar “suksese në jetë” ministrit Tahiri, kanë ikur “pa lënë gjurmë”, por duke ngritur në ajër edhe në helikopter me drejtuesit e lartë të Policisë.
saimir tahiri me policet privateGrabitja e sotme nuk është e vetme, qoftë për nga shuma, qoftë për nga “spektakli”.
Kur grabitësit arritën të hyjnë dhe grabisin paratë e bankave në aeroportin e Rinasit, i cili normalisht duhet të ishte vendi më i sigurt, pas më se shtatë muajsh nga kjo ngjarje, Saimir Tahiri kujdeset të trafikojë nëpër media lajme se janë identifikuar kaq dhe aq grabitës dhe kur sheh se këto trafikime nuk japin efektin e pritshëm, organizon një show me drejtuesit e policive private.
Kjo deri dje…!
Sot, që pritej që Saimir Tahiri të dilte “live” për suksesin e radhës së grabitësve të bankave, ai është fshehur…, duke pritur që Haki Çako apo Ardian Çipa, që janë ngritur në ajër me një helikopterë, të prangosin vetë me duart e tyre grabitësit e sotëm të parave të bankës.
saimir tahiri me drejtuesit e qendrave tregetarePa dashur të bëjmë Kasandrën, një paralajmërim mund ta artikulojmë…, duke marrë shkas nga një tjetër takim konsultativ të ministrit Saimir Tahiri, dje me drejtues të qendrave tregtare.
“Konsultim me përfaqësuesit e Qendrave Tregtare për masat shtesë të sigurisë. Bashkëpunimi është çelësi për shtet më të fortë, biznes më të sigurte, Shqipëri më të mirë”.
Kështu e lajmëronte në “facebook” këtë takim Saimir Tahiri, dje…
Por sot, me të drejtë mund të pyesim…, “kur dhe cila qendër tregtare, e ka radhën për ‘tu vizituar’ dhe grabitur nga babagjyshat e radhës…?”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY