Mësuesit e gjuhës së huaj në provim për rritje page, ja ...

Mësuesit e gjuhës së huaj në provim për rritje page, ja datat dhe kriteret e testimit

102
0
Shares

Në datën 15 prill do të zhvillohet provimi i kualifikimit për mësuesit.
Ky provim do të bëjë të mundur që mësuesit të cilët kanë eksperiencë pune, të mund të fitojnë rritje page. Për këtë arsye Instituti për Zhvillimin e Arsimit, ka publikuar programet orientuese. Gazeta publikon sot të plotë programin orientues për të gjitha gjuhët e huaja, por edhe për arsimin parashkollor. Sipas Ministrisë së Arsimit mësuesit kanë mundësi që të përfitojnë rritje page prej 5-10%. Rritja e pagës prej 5% do të bëhet për ata mësues që kanë të paktën 5 vite përvojë dhe që arrijnë të marrin provimin e kualifikimit. Paga prej 10% do të rritet për mësuesit që kanë nga 10-20 vite punë, që gjithashtu duhet të kalojnë me sukses provimin e kualifikimit. MAS thekson se mësuesit duhet të bazohen tërësisht te programet orientuese, pasi prej andej do të jenë edhe pyetjet.
Ndërkohë mësuesit duhet të regjistrohen pranë Drejtorive Arsimore për të marrë pjesë në provimin e kualifikimit që do të zhvillohet në muajin prill. “Programi i zhvillimit profesional të mësuesve për efekt kualifikimi synon: – të ofrojë një program orientues për t’u ardhur në ndihmë të gjithë mësuesve të ciklit fillor në arsimin parauniversitar për të realizuar veprimtaritë kualifikuese dhe trajnuese, si dhe DAR/ZA-ve, për të organizuar zhvillimin profesional të mësuesve. Në këtë aspekt programi mund të plotësohet nga DAR/ZA-të përkatëse, sipas kushteve dhe mundësive konkrete; – të ofrojë një program të detyruar, për të cilin mësuesit do të përgatiten, për të përballuar me sukses kërkesat që ka testimi kombëtar”- thotë Ministria e Arsimit. Shqiptarja.com

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY