FOTO & DETAJE/ Plagosja e truprojës në Vlorë, ja dy pistat e...

FOTO & DETAJE/ Plagosja e truprojës në Vlorë, ja dy pistat e hetimit

370
0
Shares

Një person është plagosur më armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes në Vlorë në vendin e quajtur “Kali i Trojës”
Policia sqaron se, “rreth orës 19:50 ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Isa Boletini’ pranë vendit të quajtur ‘Kali i Trojës’ ku një person i paidentifikuar ende ka qëlluar me armë zjarri një shtetas tjetër me inicialet A. L., 28 vjeç, banues në Vlorë, i cili është plagosur në këmbë dhe ndodhet në Spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Autori ka mundur të largohet duke përfituar nga errësira, por po punohet për kapjen dhe arrestimin e tij.
Viktima e sotme, 28-vjeçari Arlind Lulushi, mësohet se edhe tre muaj më parë i ka shpëtuar një atentati.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet hetimore në lidhje zbardhjen dhe sqarimin e saj”.
Ndërkohë, nga burime jozyrtare mësohet se dy janë pistat e hetimit për këtë plagosje.
Pista e parë, ajo e hakmarrjes, ka të bëjë me një vrasje të dyfishtë të ndodhur në fillim të vitit 2015, nga kushëriri i viktimës së sotme.


parid-velaj-paola-bishaNgjarja e rëndë, e cila shënoi edhe vrasjen e parë për vitin 2015 në Vlorë, u regjistrua në 2 janar, rreth orës 13:30 në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Dy viktimat e kësaj tragjedie, vajza 21-vjeçare Paola Bisha dhe kushëriri i saj, Parid Velaj, 28-vjeçar ndodheshin në pastiçerinë “Grand Gelato” në qytetin bregdetar së bashku me të motrën Ina Bisha, Parid Veliaj dhe Luljeta Veliaj, bashkëshortja, vajzën e tyre 4-vjecare, dhe shtetasin Gerti Arapi, duke konsumuar pije të ndryshme.
Në këtë kohë Ervis Lulushi së bashku me Henrik Merkaj ka qenë duke lëvizur me automjetin tip “Lancia Y” me targa AA 307 HF, përgjatë rrugës në lagjen Uji i Ftohtë ku ka parë Paolen në lokalin Grand Gelato. Autori i dyshuar, Ervis Lulushi, ka zbritur nga automjeti që drejtohej nga Henriku Merkaj dhe i është afruar pranë tavolinës së tyre.
Ervisi ka kërkuar të marrë takim me Paolen me të cilën kishte një lidhje dashurore rreth një vit më parë, lidhje e cila ishte refuzuar të vijonte nga ana e vajzës e cila prej disa kohësh ndodhej jashtë shtetit.
Kjo situatë ka ngjallur reagimin e 28-vjeçarit Parid Velaj i cili ka ndërhyrë duke e mënjanuar Ervis Lulushin.
“Pasi nuk është lejuar të takojë shtetasen Paola Bisha, nga personat me të cilët ishte kjo e fundit Ervis Lulushi ka nxjerrë armën e zjarrit tip pistoletë mod 54 dhe ka qëlluar fillimisht në drejtim të Paola Bishes, më pas në drejtim të Parid Velaj si dhe ka qëlluar
në kokë me qytën e armës shteasin Gerti Arapi” sqaron policia ne njoftimi zyrtar për vrasjen.
Për pasojë vajza e re ka humbur jetën menjëherë, ndërsa kushëriri I saj ndërroi jetë rrugës drejt spitalit të Vlorës. Në këtë situatë të krijuar në brenda pak metra katror të lokalit ka mbetur i plagosur edhe Gerti Arapi.

Pista e dytë e hetimit ka të bëjë me një ngjarje të disa ditëve më parë.

Dyshohet se i plagosuri i sotëm, Arlind Lulushi, të ketë rrahur një djalë të ri, ngjarje e cila mund të jetë provokuar hakmarrjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY