Një makinë tip Opel Vektra është përfshirë nga flakët sot
në lagjen 15 tetori të qytetit të Vlorës.
Automjeti ishte në pronësi të shtetasit Egli Veliu, mjek radiolog ne repartin e mamografisë pranë Poliklinikës Qendrore të qytetit të Vlores.
U desh ndërhyrja e zjarrfikëses për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Automjeti është djegur thuajse plotësisht, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi hetimor.
Sipas policisë, automjeti është djegur për shkaqe aksidentale, ndërkohë që pronari shprehet se automjetit i është vënë flaka qëllimisht duke e lidhur me detyrën.
Pronari i mjetit pak ditë më parë ishte pjesë e
emisionit Stop pranë Tv Klan ku denoncoi mosfunksionimin e mamografise.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/