VIDEO/ Një deputet klient i rrjetit të prostitucionit të Ambrës e Flanxas

VIDEO/ Një deputet klient i rrjetit të prostitucionit të Ambrës e Flanxas

79
0
Shares

Gazetari Spartak Koka, duke folur sot në “Opinion” për operacionin “Free Taxi” ku u zbulua një rrjet i rekrutimit të prostitucionit përmes shoferëve të taksive, tha se klientë të këtij rrjeti janë edhe deputetë të Parlamentit të Shqipërisë.
Koka tha se ka disa emra të lakuar, por që nuk mund të provohet vepra penale. Ai tregoi se çmimet variojnë nga 100 euro nata deri në 3000 euro.
Bëhet fjalë për rrjetin ku u arrestua Ambra I., 21 vjeçe dhe Fellanxe A., 37 vjeçe.
Aktiviteti i tyre kriminal kamuflohej dhe lehtësohej nëpërmjet aktivitetit si taksist duke bërë  të mundur transportimin e vajzave që ushtrojnë prostitucion në Hotele dhe ambiente të tjera  (që  njësohen me to), për të kryer prostitucion.
Gjithashtu dyshohet se këta shtetas  në disa raste kanë siguruar dhe lëndë narkotike të llojit kokainë, të cilën ua shisnin klientëve.
Gazetari lexoi edhe përgjimet e telefonike ku shfaqet deputeti.
“Do ikim tani se na mori “shefi”, lexoi Koka.
Shefi sipas tij është deputeti, për te cilin Prokuroria i pushoi hetimet. Ai mësohet se ishte klienti qe linte me shume para për prostitutat.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY