Avokatja e Shtetit Alma Hiçka, e thirrur si dëshmitare, ka refuzuar që të japë shpjegime në komisionin hetimor të Partisë Demokratike për aferën e CEZ që u mor nga shteti në vitin 2013 sapo qeveria socialiste mori pushtetin.
Gjatë pyetjeve në komision, Avokatja e Shtetit humbi kontrollin dhe tha se nuk do t’i përgjigjej asnjë pyetje.
Alma Hiçka debatoi ashpër me deputeten demokrate Jorida Tabaku e cila iu drejtua duke i thënë që të mos bërtiste në komision dhe mos të ndërhynte kur flisnin deputetët.
Ndërsa kryetari i komisionit Edmond Spaho i ka thënë se ajo do të vinte sërish.
“Do të vish prapë si Çeço, do të marrim me Polici”, ka thënë ai.
Jorida Tabaku: Një dëshmitare të tillë që flet me arrogancë nuk kemi parë ndonjëherë. Ke marrë ca zakone shumë të mira të rilindjes. Ne këtu po paraqesim fakte. Nëse ke dëshirë të dëgjosh, dëgjo.
Edmond Spaho: Do pak ujë të qetësohesh?
Avokatja e Shtetit Alma Hiçka: Nuk jap asnjë përgjigje!
Në këtë moment, kryetari i komisionit Edmond Spaho ndërpreu përkohësisht mbledhjen deri sa të qetësohet avokatja Alma Hiçka.
Por edhe pas pushimit Alma Hiçka nuk është qetësuar dhe ka refuzuar të përgjigjet, duke dalë nga salla e komisionit.
Edmond Spaho: Do të vish prapë si Çeço, do të marrim me Polici.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/