Vettingu në Shqipëri, eksperimenti i parë në Europë

Vettingu në Shqipëri, eksperimenti i parë në Europë

90
0
Shares

Zbarkimi i Misionit Ndërkombëtar të Monitorimit në Tiranë shënon praktikisht nisjen e zbatimit të reformës në drejtësi. Misioni nis nesër procesin e Vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët që do të jenë pjesë e strukturave të drejtësisë.
Juristi i njohur Çlirim Gjata i ftuar në “Tonight Ilva Tare”, thotë se nuk pret shumë nga ky mision dhe se Vettingu është eksperti i parë që ndodh në Evropë.
“Deklarata e parë që dëgjova nga zonja ishte që Vettingun do ta bëjnë institucionet shqiptare. Ne historinë e njohim. Mu duk si një larje duarsh. Ky ndryshim i madh kushtetues, unë kam kërkuar ‘Republikë të Re’. Nuk më jep shumë shpresë ajo deklaratë që dëgjuam. Vettingu, është eksperimenti i parë në historinë e Evropës ku ne duam të hyjmë, i cili po bëhet në Shqipëri. Gjykatësit që kanë ardhur nuk është se kanë provojë sepse për herë të parë po eksperimentohet në Shqipëri. Gjyqtarët mu dukën të kënaqur. Pak shpresë ka”, u shpreh Çlirim Gjata.

clirim gjata

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY