“Projekti ‘Veliera’ për të shitur betonin e Dakos”

“Projekti ‘Veliera’ për të shitur betonin e Dakos”

117
0
Shares

Kryetari i PD, Lulzim Basha pasditen e  sotme vizitoi zonën ku po punohet për ndërtimin e Velieres në Durrës, ku edhe janë zbuluar rrënojat arkeologjike së fundmi.
Basha ka sulmuar dyshen Rama-Dako duke deklaruar se ata nuk punojnë për nevojën e qytetarëve, por po kryejnë investime për përfitime personale.
“Nuk investojnë për nevojat e qytetarëve, por po kryejnë investime për përfitime personale. Nuk investojnë në nevojat immediate të qytetit dhe qytetarëve. Durrësi po mbytet nga ndotja dhe këta ngrejnë veliera. Qellimi  është të marrin gjysmat e parave për vete. Nuk investojnë në shërbimin e ujit të pijshem. Nuk investojnë në infrastrukture por duan të shesin betonin e Vangjushit. Po varroset arkeologjia e qytetit vetëm për interesa personale”, tha  Basha teksa u beri thirrje gjithë shqiptareve të bëhen bashkë dhe të protestojmë në Tiranë në  18 shkurt për të hapur një faqe të re për jetën dhe mirëqënien e gjithësecilit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY