Enkelejd Alibeaj nga Partia Demokratike ka komentuar mosparaqitjen në Prokurori të deputetit të PS Alfred Peza për akuzat ndaj pasurisë së tij.
“Çdokush, që dje, është i informuar se deputeti i Edi Ramës, Alfred Peza i është shmangur prokurorisë. Ka shpërfillur kërkesën e prokurorisë për tu paraqitur para saj dhe për të dhënë shpjegime, për t’iu nënshtruar kështu drejtësisë” tha Alibeaj.
Ai po ashtu tha se në qoftë se kjo është mënyra sesi Edi Rama koncepton reformën në drejtësi atëherë të gjitha përgjërimet, të gjitha përbetimet për reformën në drejtësi, për drejtësinë e re, nuk janë gjë tjetër veçse një hipokrizi.
“Në këtë situate, thirrja jonë shkon më së pari për Edi Ramën, për Kryeministrin, për atë që prej kohësh përbetohet dhe predikon se është njeriu, i cili ka marrë flamurin për drejtësinë e re. Eshtë ai i cili duhet sot, tani, të dorëzojë deputetin e vet para drejtësisë. Të mos bëhet një pengues i kësaj drejtësie të re.
Thirrja e dytë shkon pikërisht për ata, partnerët ndërkombëtarë, ata të cilët me shumë përkushtim, me shumë insistim e shoqëruan, ndikuan që kjo drejtësi e re të bëhej, që të ndikojnë tek Edi Rama. Të ndikojnë që ai të detyrohet ta çojë dhe ta dorëzojë deputetin e vet para drejtësisë.
Thirrja tjetër shkon pikërisht për atë, deputetin Alfred Peza, i cili është mburrur gjatë gjithë kësaj kohe se ka votuar reformën në drejtësi, shkon për atë që ka votuar pikërisht reformën në drejtësi, dhe për të gjithë deputetët e tjerë, që ta detyrojnë atë të shkojë dhe të dorëzohet para drejtësisë” deklaroi Alibeaj.
“18 shkurti është pikërisht momenti kur populli duhet të mblidhet dhe ka një arsye më tepër që të vendosë drejtësinë e vet. Të gjithë në 18 shkurt edhe për këtë arsye” përfundoi Alibeaj. DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/