Gjykata lë në burg të arrestuarit për prostitucion nga “Free taxi”

Gjykata lë në burg të arrestuarit për prostitucion nga “Free taxi”

91
0
Shares

Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë “arrest me burg” për 10 nga 11 të arrestuarit disa ditë më parë për akuzat e shfrytëzimit të prostitucionit dhe shpërndarje të narkotikëve.
I vetmi që është lënë në detyrim paraqitje, është i ndaluari Gjergji Rusa. Personat e lartpërmendur u ndaluan gjatë operacionit të përbashkët mes policisë dhe prokurorisë të koduar “Free Taxi”.
Mes të ndaluarve ishte edhe një punonjës policie, si dhe 4 taksistë, të cilët realizonin dërgimin e vajzave në hotele të ndryshme, sipas porosive që merreshin nga tutorët. Përveç të ndaluarve, janë në proces hetimi në gjendje të lirë edhe 10 persona të tjerë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY