Lapsus apo çudi, mund të quhet njoftimi më i fundit i Policisë së Tiranës. Ndërsa bën të ditur nga njëra anë se ka shoqëruar një person, të cilin e njeh dhe e përmend “me detyrë Përmbarues Gjyqësor Privat”, por nga ana tjetër, sipas Policisë, i shoqëruari nuk ka licencë.
Njoftimi plotë i Policisë së Tiranës
Më datë 08.02.2017, Specialistët e Seksionit për Korrupsionin pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit:
– Baftjar Nelaj, 50 vjeç, banues në Tiranë,
me detyrë Përmbarues Gjyqësor Privat.
Ndalimi i këtij shtetasi është bërë pasi ka vazhduar të ushtroj detyrën funksionale si përmbarues privat edhe pas heqjes së certifikatës së ushtrimit të veprimtarisë përmbarimore, veprime këto në kundërshtim me ligjin Nr. 10031, datë 11. 12. 2008 si dhe urdhrin e Ministrit të Drejtësisë Nr. 753/2 datë 11. 01. 2017.
Këtij shtetasi pasi
i është hequr licenca, ka vijuar me kërkesa, urdhra ekzekutimesh dhe sekuestrosh në tre subjekte të ndryshme.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
-Kopje të shkresave të cilat vërtetojnë se pas heqjes së licencës ky përmbarues në kundërshtim me ligjin nr. 10031, dt. 11. 12. 2008, ka vazhduar ushtrimin e detyrës duke sjellë pasoja ndaj 3 subjekteve.
Ky shtetas ka rezultuar me precedent penal pasi është shpallur fajtor me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga Neni 278/2 i Kodit Penal.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/