VIDEO/ Mësuesi vrasës, luan bixhoz me nxënësit në klasë: Të q…. drejtoreshën

VIDEO/ Mësuesi vrasës, luan bixhoz me nxënësit në klasë: Të q…. drejtoreshën

73
0
Shares

Kamera e Fiks fare ka filmuar mësuesin e edukimit fizik të shkollës 9 vjeçare “Teli Ndini” në Vlorë, Eljus Thartori, duke luajtur me letra në klasë.

Gjuha që nxënësit përdorin për të etiketuar drejtoreshën e kësaj shkolle është fyese dhe denigruese për figurën e mësuesit. Ky mësues, në kundërshtim me ligjin, inkurajon nxënsit që të fyejnë drejtoreshën gjatë orës së mësimit.

Mësuesi Thartori, i cili jep mësim në këtë shkollë prej 8 vjetësh, është i dënuar për vrasje dhe asnjëherë Drejtoria Arsimore e Vlorës nuk ka verifikuar dokumentacionin e tij dhe as i ka kërkuar që të sjellë dëshminë e penalitetit.


20170206-203028

by
e-d21

Kamera e Fiks fare ka sjellë pamje nga klasa ku mësuesi i fiskulturës luan me letra së bashku me dy nxënës të klasës së 9-të gjatë orës së mësimit. Ora shënon 8.30 dhe në shkollë është duke u zhvilluar ora e parë e mësimit.

Mësuesi Eljus Thartori është dënuar me 10 vite burg për akuzën e vrasjes me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

Në redaksinë e emisionit Fiks fare mbërriti një ankesë nga Vlora, pikërisht nga vetë mësuesi Thartori. Ai pretendonte se e kanë hequr padrejtësisht nga puna. Një ekip i Fiksit shkoi në shkollën në fjalë, ndërsa konstatuan se mësuesi i ishte rikthyer mësimdhënies. Gazetarët pyetën vetë Thartorin. Ai shprehet se është i vetëdijshëm që ai nuk i ka dokumentet në rregull, nuk posedon një diplomë të shkollës së lartë dhe aktualisht ka vetëm diplomën e shkollës së mesme në mjeshtri sportive.

Drejtoresha e shkollës, Magdalena Imeri, pohon para gazetarëve, se në dosjen e këtij mësuesi mungon edhe dëshmia e penalitetit. Për drejtoreshën Imeri kjo është edhe arsyeja e largimit të Thartorit nga puna.

Drejtoresha e shkollës tregon për Fiks fare se dëshmia e penalitetit të këtij mësuesi mund të jetë në dosjen e tij në DAR Vlorë.


20170206-203250

by
e-d21

Ky dokument nuk ndodhej as në Drejtorinë Arsimore të Vlorës. Drejtoresha e Zyrës Arsimore , znj Albana Hodaj tha për Fiks fare se do të interesohej për këtë rast dhe se do të merrte masa.

Por askush nuk mori asnjë masë. Në 29 janar 2017 këtij mësuesi i përfundonte kontrata e punës. Askush nuk kishte marrë asnjë masë për dokumentat e munguara në dosjen e këtij ëmsuesi dhe për verifikimin e dëshmisë së tij të penalitetit.

Gazetarët iu drejtuan edhe njëherë tjetër drejtoreshës së DAR Vlorë, znj Albana Hodaj e cila shprehet se mësuesit të fiskulturës, z.Thartori, i ka mbaruar kontrata dhe nuk është më mësues. Për ta vërtetuar gazetarët shkuan pas 5 ditësh në shkollën “Teli Ndini”, ku konstatuan se Elius Thartori vazhdonte të jeptë mësim në këtë shkollë.


20170206-203550

by
e-d21


Mësuesi me dy nxënësit e tij të klasës së 9-të gjatë orës së fizkulturës: ora 08:30

Drejtoresha: Ergi, Ergi çoje kokën, prindi shqetësohet vërtët, dhe e di për çfarë shqetësohet? Çoje çik kokën. E di kush është shqetësimi kryesor për prindërin? Edukata Ergi. Shiko të rrish me një mësuese në orën e mësimit dhe ajo nuk guxon… Jo jo do ta bëj vetë, do t’iu ndjek non stop.

Drejtoresha largohet……

Nxënësi: T’i q… robt debiles, ta vrasim fare.

Vjen mësuesi i Fiskulturës, Eljus Thartori 

Mësuesi: Hajde vemi këtu (ulen në bankën e para ngjitur me derën e klasës) . Ç’a tha drejtoresha?

Nxënësi:Vjen aty i q… robt është rob q… fare. Vinte ajo këtu na bëntë muhabetin ne.

Mësuesi: Dale dale, se informohem unë, se kemi punë tani (fillojnë të lozin bixhoz)

Nxënësi: Po këto letrat s’do i trazosh njëçik

Mësuesi: Vendosi aty se s’u bë qameti, rradhën e ka Ergi

Nxënësi: 3-sh

Mësuesi: Dy, shtatë, tre, dy-sh. Kur bën dhe kjo drejtoresha si p.. rënd, mu si palloi.

Nxënësi: PAS

Nxënësi2: PAS

Mësuesi:Shtatë. Po kur rri serioze ajo, ma …

Mësuesi:Hë drejtoreshë të q… robt. Mu si palloi. Ta ngre drejtoreshën ta marr, ta bëj ta…

Mësuesi: T’i iki truri fare. PAS

Nxënësi: PAS

Mësuesi:Hidhe dy-shin aty

Nxënësi: Dhjetë.

Nxënësi 2: As. Gjashtë

Nxënësi: Dhjetë, ti e kishe rradhën?

Nxënësi 2: Po unë.

Nxënësi: As.

Nxënësi: PAS

Mësuesi: PAS

Nxënësi: Dy Fanta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY