Shqipëria votoi kundër SHBA, Nishani nxjerr bllof Bushatin: Nuk na keni informuar

Shqipëria votoi kundër SHBA, Nishani nxjerr bllof Bushatin: Nuk na keni informuar

58
0
Shares

Ditmir Bushati është shprehur sot se ka votuar kundër SHBA-së në OKB dhe për këtë është informuar edhe Presidenti Bujar Nishani.
Kjo deklaratë e ministrit Bushati, është hedhur poshtë nga Presidenca. Me një njoftim për median, presidenca shprehet se deklarimet e ministrit Ditmir Bushati janë të pavërteta.

Deklarata e plotë e Presidencës së Shqipërisë
Nisur nga deklarata e bërë sot në Komisionin për Politikën e Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë, nga Ministri i Punëve të Jashtme, zoti Ditmir Bushati,  për votimin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të rezolutës për armët bërthamore, sqarojmë se, Deklarata e Ministrit Bushati se: “Presidenti i Republikës, ka marrë sqarim po në rrugë institucionale”, është krejtësisht e pavërtetë!
Institucioni i Presidentit të Republikës sqaron gjithashtu opinionin publik se, nisur nga detyrimet dhe ndjeshmëria e marrëdhënieve të Republikës së Shqipërisë me Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe vendet e saj Anëtare, më 11 janar 2017, me shkresën nr.52, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka kërkuar informacion nga Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, mbi qëndrimin e mbajtur nga Shqipëria në votimin e datës 23 dhjetor 2016 në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për rezolutën e hapjes së negociatave për traktatin e ndalimit të armëve bërthamore. Informacioni është kërkuar edhe mbi arsyet dhe argumentet e marra në konsideratë për formulimin e qëndrimit, si dhe konsultimet e zhvilluara me vendet partnere për këtë rezolutë.
Deri më  sot nuk ka patur asnjë informacion apo shpjegim me shkrim apo verbal të ardhur nga Ministri i Punëve të Jashtme për Presidentin e Republikës.
Institucioni i Presidentit të Republikës kërkon nga Ministri i Punëve të Jashtme të mos disinformojë strukturat e Kuvendit të Shqipërisë dhe opinionin publik me të pavërteta, veçanërisht për çështje kaq thelbësore për marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet aleate strategjike dhe partnere në NATO, ndaj ftojmë Ministrin e Jashtëm të bëjë publike shkresën të cilën ai pretendon se ka informuar në rrugë institucionale Presidentin e Republikës! DRONI.al

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY