Komisioni për CEZ, Balla kërkon të merret me forcë Nuel Kalaj

Komisioni për CEZ, Balla kërkon të merret me forcë Nuel Kalaj

62
0
Shares

Në nisje të mbledhjes së Komisionit Hetimor për CEZ-in, kryetari Taulant Balla deklaroi se dëshmitari Nuel  Kalaj duhet të thirret me forcë në këtë komision.
Ai lexoi një shkresë të policisë, sipas të cilës, ishte ushtruar dy herë kontroll në banesën e tij tek Sheshi “Rilindja” dhe nuk ishte gjetur. Nisur nga ky fakt, Balla kërkoi që policia ta shoqërojë me forcë, kudo që ta gjejnë.
Me shumë interes pritet të jetë edhe dëshmia e djalit të Ish-kryeminsitrit Sali Berisha, Shkëlzenit.
Shkëlzen Berisha ka mohuar më herët lidhjet me Nuel Kalajn dhe Kastriot Ismailaj.
Ai deklaroi se Taulant Balla nuk është i interesuar që të dalë e vërteta ndaj nuk lejoi që mbledhja e kaluar të drejtohej nga një prej kolegëve të tij.
“Përse ky komision duhet të drejtohet nga një njeri që është i dënuar për shpifje ndaj meje? Ai nuk deshi që ta zëvendësonte ndonjë koleg sepse nuk do të dalë e vërteta. Nuk kam asnjë lidhje me zotin Ismailaj dhe as me zotin Kalaj. Mirë zoti Kalaj që nuk gjendet por Ismailaj? Kjo është e ezauruar”, ka thënë Shkëlzen Berisha.
I pyetur për provat që ka paraqitur Taulant Balla që e implikojnë në çështjen e CEZ, Shkëlzen Berisha tha se asnjë nuk e di se nga kanë dalë ato prova apo nëse janë të certifikuara.
“Nuk e di se çfarë provash ka ky komision. Asnjë nga ju nuk e ka parë nëse janë të certifikuara këto prova. Nuk kam lidhje me asnjë”, tha ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY