Hetimet zbulojnë 3 autorët e grabitjes në aeroportin e Rinasit

Hetimet zbulojnë 3 autorët e grabitjes në aeroportin e Rinasit

70
0
Shares

Për grabitjen në aeroportin e Rinasit që bëri bujë vitin e kaluar, policia aktualisht ka zbuluar të tre autorët.
Përveç identifikimit të 37-vjeçarit A.P, edhe dy autorët e tjerë të grabitjes janë identifikuar, por emrat e tyre nuk bëhen të ditur për shkak të hetimeve.
Nga kontrollet që Policia ka bërë në sistemin TIMS, dy autorët kryesorë të grabitjes në Rinas ndodhen brenda territorit shqiptar.
Ndërkohë 37-vjeçari A.P rezulon se ndodhet në një nga vendet e Bashkimit Europian. A.P ka qënë shofer në makinën e grabitjes spektakolare që ndodhi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit në 30 qershor të 2016-s.
Ndërsa dy autorët e tjerë kanë bërë grabitjen e parave të cilat priteshin të ngarkoheshin në avion për t’u çuar jashtë shtetit. Gjithashtu burimet sqarojnë se të tre grabitësit janë në kërkim dhe për këtë Policia e Shtetit ka kërkuar ndihmën edhe të shërbimeve partnere të inteligjencës.
Drejtori i Policisë së Tiranës Ervin Hodaj i pyetur në lidhje me deklaratat e tij se hetimi për grabitjen e Rinasit ka përparuar ka konfirmuar se hetimet janë në rrugë të mbarë.
Zbulimi i autorit të parë është bërë pas gjurmëve që janë gjetur në një paruke në vendin ku u dogj makina e grabitjes në aeroport.
Tre personat morën rreth 1 milionë euro, pasi u futën në brendësi të aeroportit ndërkombëtar pa u shqetësuar nga askush, ndërkohë që kompania ICTS ë merrej me sigurinë , nuk bëri asgjë për të ndaluar makinën që të futej në pistën e avionëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY