Edi Rama “ju arratiset” gazetarëve, “nuk duron” kur e pyesin për Elvis...

Edi Rama “ju arratiset” gazetarëve, “nuk duron” kur e pyesin për Elvis Rroshin

73
0
Shares

Ngacmimi që i bënë, sapo mbaroi mbledhja e grupit parlamentar të PS, nuk i pëlqeu kryeministrit Edi Rama.
Në dalje të selisë PS, Edi Rama u pyet për Elviz Rroshin.
“Me Elvis Rroshin do ta bëni fushatën në Kavajë, z. Rama?” ishte pyetja që i kishin rezervuar gazetarët, në përpjekje për të qartësuar diçka më shumë në qasjen e mazhorancës për dekriminalizimin e vetvetes.
Edi Rama heshti dhe nxitoi drejt makinës për t’u larguar.
Kamerave iu shmang edhe Arben Ahmetaj.
Ministri i Financave doli nga dera e pasme e selisë. Disa ditë më parë, Elvis Rroshin e quante “kryetar” para dhjetëra mbështetësve kavajas.
Elvis Rroshi u shkarkua nga detyra me firmën e vetë Edi Ramës, në bazë të ligjit të dekriminalizimit.
arben ahmetaj - elvis rroshi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY