Basha: Tani radha e shqiptarëve që të ngrihen si në Rumani

Basha: Tani radha e shqiptarëve që të ngrihen si në Rumani

75
0
Shares

E pamë në Rumani, tani është radha e shqiptarëve të ngrihen kundër qeverisë”.
Kështu është shprehur kreu i PD-së Lulzim Basha, në përfundim të një takimi sot, me të rinjtë e njësisë bashkiake nr. 2, në Tiranë.
Sipas Bashës, rinia ka në dorë të përmbysë këtë sistem antivlerash, kriminale e korruptive.
Për këtë Basha ripërsëriti ftesë për protestën e 18 shkurtit.
Në 18 shkurt nis një rrugë e pakthyeshme, një lëvizje popullore për zgjedhje të lira dhe për ti dhënë qytetarëve qeverinë, u shpreh më tej Basha.
“E pamë në Rumani, tani është radha e shqiptarëve të ngrihen kundër qeverisë.
Këtu është ngritur një sistem antivlerash, ku krimi dhe kriminelët janë në pushtet, ndërsa rinia shkon në emigracion.
Këtë e ka në dorë rinia.
Ndaj në 18 shkurt të bëhemi bashkë për zgjedhje të lira e të ndershme dhe për kthimin e pushtetit në duart e qytetarëve.
Kasta e inkriminuar dhe korruptuar nuk do marrëveshje me qytetarët por do ta vjedhë persekutojë Shqipërinë dhe shqiptarët.
Ky është fillimi i një lëvizje për ti dhënë fund pushtetit të korruptuar.
Gënjeshtrat për të justifikuar mosmbajtjen e premtimeve, nuk i beson askush më. Një kryeministër që premtoi 300 mijë vende pune, hapi kufijtë për të emigruar.
Në 18 shkurt nis një rrugë e pakthyeshëm, një lëvizje popullore për zgjedhje të lira dhe për ti dhënë qytetarëve qeverinë.

 

Reagim i plotë i Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha

“18 shkurti nuk është thjeshtë protestë, është lëvizje”


lulzim basha, prononcim te rinjeKu ngrihen qytetarët, ku ngrihet rinia nuk ka qeveri të korruptuar e të inkriminuar t’ju bëjë ballë. E pamë në Rumani, tani është radha e shqiptarëve të ngrihen kundër papunësisë, kundër shëndetësisë së kolapsuar, kundër arsimit në ditën më të zezë, kundër diskriminimit të rinisë që i është lënë emigracioni si rruga e vetme.
Rinia është e persekutuara kryesore e këtyre katër viteve. Sepse këtu është ngritur një sistem antivlerash, ku krimi dhe krimineli bëjnë përpara, bëhen deputetë, bëhen kryetarë bashkish, bëjnë para e katandi, ndërsa rinia, intelektualët, të mençurit detyrohen të shkojnë në emigracion. Kjo duhet të marrë fund, këtë e kanë në dorë qytetarët e ka në dorë rinia.
Ndaj më 18 shkurt ngrihemi të gjithë bashkë për të marrë fatet në dorë, për të diktuar me pushtetin e qytetarëve zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe përmes tyre për të diktuar që pushteti t’iu kthehet një herë e mirë qytetarëve.
Rinia e Tiranës është gati. I bëj thirrje të rinjve dhe të rejave kudo t’i bashkohen përpjekjes tonë të madhe qytetare, e cila ka dhe do të ketë vetëm një përfundim. Fatin e qytetarëve në duart e qytetarëve. Të kthejmë pushtetin te qytetarët dhe të nisim ndryshimin. Të jetë edhe Shqipëria pjesë e erës së ndryshimit që ka përfshirë të gjithë shoqërinë e civilizuar në Europë, në Amerikë dhe në mbarë botën.

Pyetje: Z. Basha a jeni i gatshëm të uleni në tryezë me Kryeministrin Rama, nisur nga deklarata e dy ditëve me parë të eurdeputetit Kukan i cili kërkoi që palët  të ulen dhe të arrijnë një marrëveshje reformën zgjedhore ?
Basha:

Kasta e korruptuar dhe e inkriminuar nuk do marrëveshje për të mirë të shqiptarëve, por do Shqipërinë këtu ku është, kështu siç është; ta vjedhin, ta gjobisin, ta dënojnë, ta tallin, ta ndëshkojnë, ta nëpërkëmbim. Kasta e korruptuar politike në pushtet dhe çdo pseudo opozitar i lodhur do ta marrin përgjigjen nga qytetarët e bashkuar, duke nisur më 18 shkurt në Tiranë e duke u shtrirë në mbarë Shqipërinë. Ky është fillimi i një lëvizje për të ndryshuar një herë e përgjithmonë fatet e këtij vendi, duke i dhënë fund një republike të korruptuar e të falimentuar, duke ndërtuar sëbashku pushtet me qytetarët dhe për qytetarët.

Pyetje: Z.Basha keni një koment për projektin 1 miliard euro investime të lançuar nga Kryeministri Rama?
Basha:

Gënjeshtrat për të justifikuar mos mbajtjen e premtimeve nuk ka njeri t’iu besoj më. Askush nuk i zë besë një kryeministri që premtoi 300 mijë vende pune dhe sot jo vetëm që nuk ka hapur një vend të vetëm pune por ka larguar me mijëra shqiptarë drejt emigracionit. Për shkak sepse e ka futur ekonominë në kolaps, në vjedhje, në korrupsion dhe me lidhje me krimin.
Prandaj më 18 shkurt nuk ka rrugë tjetër përveçse të ngrihemi bashkë, nën shembullin e kombeve të civilizuara të tregojmë të gjithë si shqiptarë se jemi gati të marrim fatin në duart tona.
Më 18 shkurt nis një proces i pakthyeshëm, një lëvizje mbarë popullorë për t’i dhënë fund kastës së korruptuar, për të çliruar Shqipërinë që sot është peng i kësaj kaste. Për t’i dhënë vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe përmes tyre një qeveri të qytetarëve.
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY