Tiranë, romët sulmojnë vendrojën, ushtari qëllon me armë në ajër

Tiranë, romët sulmojnë vendrojën, ushtari qëllon me armë në ajër

111
0
Shares

Burime të Policisë Vendore të Tiranës, bënë të ditur se sot, rreth orës 09:30, kishte mbërritur një telefonatë te numri i emergjencave 112, se në Shish Tufinë, sipas së cilës, te Qendra Transitore e Emergjencave ka një konflikt midis disa shtetasve.
Menjëherë janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4, të cilët janë ndihmuar edhe nga ushtarët e vendrojës së laboratorit të Ushtrisë, për normalizimin e situatës dhe shoqërimin e personave të përshirë në konflikt.
Pas largimit të shërbimeve të Policisë, të afërmit e të shoqëruarve kanë filluar të sulmojnë me gurë shërbimin e vendrojës së ushtrisë, i cili është detyruar të bëj qitje në ajër, për tu shmangur sulmit të romëve, deri në afrimin e shërbimeve të policisë.
Shërbimet e Policisë bënë shoqërimin e personave të cilët dyshohen të kanë qëlluar me gurë.
Po kryhen veprime për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY