Shkodër, flet pronari i banesës që iu vu tritol: Ja kur dhe...

Shkodër, flet pronari i banesës që iu vu tritol: Ja kur dhe si ndodhi shpërthimi

65
0
Shares
Foto Ilustruese

Pronari i banesës që iu vu tritol në Shkodër, thotë se nuk e di arsyen e ngjarjes dhe se nuk ka asnjë konflikt me ndokënd. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës midis të shtunës dhe të dielës në fshatin Grudë e Re në rrethin e Shkodrës.
Marku Marku thotë se fillimisht i janë shkëputur dritat.
“Ngjarja ndodhi rreth orës 00:00 të mbrëmjes të së shtunës. Nuk kam konflikte me njeri dhe se di nga kush mund të jetë vendosur lënda plasëse. Fillimisht më janë shkëputur dritat e shtëpisë, ne kemi qenë në gjumë.
Lënda plasëse është vendosur në 2 pika në pjesën e pasme të banesës, por vetëm njëra ka shpërthyer. Kam kontaktuar edhe me 3 djemtë jashtë Shqipërisë më kanë thënë nuk kanë konflikte. I bëj apel shtetit të zbardhë ngjarjen. Unë nuk di kujt t’i vë gishtin”, rrëfen Mark Lazer Marku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY