Mbytja e 55-vjeçarit në Fan, flet i biri: Ja si e rrëmbeu...

Mbytja e 55-vjeçarit në Fan, flet i biri: Ja si e rrëmbeu lumi, palombarët nuk erdhën

102
0
Shares

Pas ngjarjes tragjike që i mori jetën sot 55-vjeçarit Fran Bardhi në Mirditë kanë reaguar familjarët e tij. Bardhi, banues në fshatin Ndër-Fanë, u mbyt ditën e sotme pasi ndërkohë që punonte u rrëzua dhe e mori rrjedha e lumit Fan.
I biri i 55-vjeçarit, Altin Bardhi tha për “News24” se ata kishin kërkuar ndihmë nga palombarët, por këta të fundit nuk kishin ardhur.
“Kërkuam ndihmë nga policia e palombarët, por ata nuk kanë ardhur. Vetë ne me banorët e zonës po kërkojmë për trupin e babait tim”, tha Altini.
Ai gjithashtu konstatoi se të atin ia kishte marrë rryma që erdhi nga HEC-i i Repsit.
“Babai punonte në breg të lumit dhe e mori rryma që erdhi nga HEC-i Repsit. Nuk na kishin njoftuar më parë se do të kishte shkarkime. Për dy orë babai ka qëndruar i kapur pas një peme. Doja të hyja në ujë por s’më lanë nga frika e rrymës”, tha i riu.
Ishin familjarët që denoncuan rastin në policinë e Miditës, megjithëse ata pretendojnë se forcat policore nuk kanë ndërhyrë në kohë për shpëtimin e Franit.
Nga ana tjetër policia ka bërë me dije se kërkimet për 55-vjeçarin nisën sapo u njoftuan nga familjarët. Gjithashtu policia raportoi se kërkoi ndihmën e RENEA-s për këtë aksion shpëtimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY