Lë qelinë ish-drejtoresha Albana Llazani që ushtroi dhunë ndaj fëmijëve në...

Lë qelinë ish-drejtoresha Albana Llazani që ushtroi dhunë ndaj fëmijëve në jetimoren e Shkodrës

132
0
Shares

Albana Llazani ka lënë qelinë e burgut të grave në qytetin e Tiranës. Llazani u arrestua 8 muaj më parë për dhunë ndaj fëmijëve në shtëpinë e fëmijës në Shkodër. Bashkë me Llazanin u arrestuan edhe 4 punonjëse të tjera.
Gjykata e Shkodrës nuk pranoi ndryshimin e masës së sigurisë për ish-drejtoren e shtëpisë së fëmijës Albana Llazani e akuzuar për “shpërdorim detyre” dhe “keqtrajtim të të miturve” pak muaj më parë. Gjykata la në fuqi vendimin e parë duke vendosur “arrest me burg” për ish-drejtoren Llazani.
Ka qenë pala mbrojtëse përmes avokatit Ardjan Hajdari që ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë por në seancën e drejtuar nga gjyqtari Hasan Selimi në muajin qershor, u la në fuqi i njëjti vendim i herës së parë. Seanca në atë kohë u zhvillua pa praninë e mediave dhe familjarëve, pra me dyer të mbyllura. Në seancë ishte vetëm djali i ish-drejtores Llazani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY