Krimet e Rënda lënë në burg shefin e policisë së Vlorës

Krimet e Rënda lënë në burg shefin e policisë së Vlorës

89
0
Shares

Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-shefin e Rendit në Policinë e Vlorës, Haki Hasanbega.
E njëjta masë sigurie është vendosur edhe ndaj të arrestuarit tjetër Gani Abazi, shefi specialistëve në Policinë e Tepelenës.
Ata u arrestuan nga policia për favorizim të kultivimit të lëndëve narkotike në Vlorë.
Hasanbega u arrestua tri ditë më parë me urdhër të Prokurorisë.
Nga përgjigjem e prokurorisë ka rezultuar se Hasanbegaj kishte lidhje edhe me Elton Çiçan, i vrarë në maj të vitit të kaluar.
“Nga hetimi rezulton se Hasanbega ka qenë lidhje e ngushtë e shtetasit Elton Çiça. Çiça rezulton se ka pasur informacion për lëvizjet e drejtuesve në Komisariatin e Policisë Tepelenë. Ai i shpreh mbështetjen e tij Haki Hasanbegajt në momentin që ky po largohej për një Drejtorinë e Policisë së Vlorës.
Po ashtu, Çiça rezulton se ka qenë i informuar se cili do të zëvendësonte Hasanbegajn në drejtimin e komisariatit të Tepelenës, me qëllimin e qartë që të vijonte i pa shqetësuar aktivitetin e paligjshëm të kultivimit të lëndëve narkotike”, informon Prokuroria.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY