FOTO/ Itali, vrasja e prostitutës rumune, një shqiptar mohon tjetri hesht

FOTO/ Itali, vrasja e prostitutës rumune, një shqiptar mohon tjetri hesht

64
0
Shares

I akuzuari Kristian Marku, 24 vjeç, ka mohuar të ketë gisht në vrasjen e prostitutës rumune Alina Roxana Ripa.
Ai ka dalë dy ditë më parë para gjykatës së Salentos në Itali, ku ka mohuar çdo akuzë që rëndon ndaj tij, duke thënë se, asnjë herë nuk është marrë me prostitucion dhe se nuk ka lidhje me vrasjen e prostitutës rumune Alina Roxana Ripa, siç akuzohet nga prokuroria. Ai është mbrojtur duke thënë se nuk ka patentë dhe as makinë, që të mund të ndiqte prostitutat.
I riu 24-vjeçar është arrestuar së bashku me 36-vjeçarin tjetër shqiptar Ildir Kadiu, pas urdhër-arresteve me burg, në lidhje me vrasjen e prostitutës rumune. Ndërkohë, Kadiu ka ushtruar të drejtën e heshtjes para gjykatës, raportojnë mediat lokale.
Kufoma e vajzës u gjet më 31 dhjetor 2015.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY