Detaje të reja “zbardhen” nga operacioni ndërkombëtar antidrogë, i djeshëm në detin Jon. Mësohet se deri tani janë grumbulluar dhe peshuar rreth 1991 kg lëndë narkotike si dhe është identifikuar njeri prej skafisteve. Po ashtu mësohet se vendi ku është identifikuar skafi është rreth 110 milje larg brigjeve shqiptare, në jug të ishullit të Korfuzit.
Ndërkaq, për sa i përket “origjinës” së drogës, Policia shqiptare ka nxituar të çudisë, me tentativën “për të larë duart”. Njeri nga skafistet e identifikuar ka dalë nga Shqipëria me 30. 01. 2017 nga PKK Kakavijë, bëjnë të ditur burimet. Por, nga ana tjetër, sipas burimeve të Policisë së Shtetit, dyshohet se skafi mund të ketë pikë nisjeje edhe jashtë brigjeve shqiptare. Të njëjtat burime theksojnë se nga analizimi i provave të sekuestruara rezulton se mënyra e ambalazhimit të thasëve, nuk është si ambalazhimi që bëhet në Shqipëri. Gjithashtu lënda narkotike e nisur nga Shqipëria, dhe që është sekuestruar nga policia italiane dhe ajo greke, në të gjitha rastet ka pasur shenja dalluese për ata që do ta prisnin në mbërritje.
Me hyrjen në ujerat tona territoriale, pas ndjekjes se avionit Frontex, GdF dhe Rojës Bregdetare greke, hyjnë në veprim dhe forcat tona duke shtuar numrin e pjesëmarrësve ne operacion ne det dhe toke, saktësojnë burimet e Policisë së Shtetit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/