Policia e Tiranës prangosi sot disa tifozë të Tiranës pasi tentuan të prishin fushën e stadiumit Selman Stermasi në Tiranë të re.
Rreth orës 04:31, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 2, kanë konstatuar rreth 10 shtetas të cilët po tentonin të kalonin rrethimin e stadiumit “Selman Stërmasi”, ku me vete kanë patur vegla pune.
Pas sinjalizimit nga ana e patrullës kanë tentuar të shpërndahen ku dhe shumica prej tyre kanë mundur të largohen, ndërsa janë kapur në flagrancë dhe shoqëruar pranë ambienteve të Komisariatit të Policisë Nr 2, shtetasit:
– A. B., 23 vjeç, banues në Tiranë.
– M. S., 20 vjeç, banues në Tiranë.
– M. F., 20 vjeç, banues më Tiranë.
Shtetasve të lartë përmendur, gjithashtu dhe në brëndësi të rrethimit të Stadiumit, u janë konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 1 lopatë me bisht druri
– 1 kazmë me bisht druri
– 2 bel me bishta druri.
Dyshohet se qëllimi i këtyre shtetasve ka qënë dëmtimi i fushës së futbollit të Stadiumit “Selman Stërmasi”, me qëllim mos zhvillimin e aktivitetit sportiv të planifikuar për datën 05.02.2017.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/