Policia e Shijakut ka goditur orët e fundit grupin që kryenin vjedhje me thyerje të banesave në qytet dhe fshatrat përreth.
Është ndaluar njëri nga autorët, konkretisht shtetasi:
• Serxhio Llaftiu 21 vjeç, banues në Shijak.
Gjthashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e bashkëpunëtorit të shtetasit të mësipërm, shtetasi:
• G.H. 17 vjeç, banues në Shijak.
Shtetasit e mësipërm, në periudha të ndryshme kohore, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje banesa në qytetin e Shijakut, kryesisht në lagjet”Popullore”, “Kodër” dhe Xhafzotaj, Shijak.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në sajë të veprimeve hetimore të specializuara kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e 8 vjedhjeve me thyerje të dyshuara të kryera nga shtetasit e mësipërm, konkretisht:
1. Më datë 20.10.2016, në Shijak kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A.G. ku kanë vjedhur sende të ndryshme shtëpiake.
2.Më datë 29.10.2016, në Shijak kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Sh.R. ku kanë vjedhur sende të ndryshme shtëpiake.
3.Më datë 10.01.2017, në Shijak kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit E.B. ku kanë vjedhur sende të ndryshme shtëpiake.
4.Më datë 30.01.2017, në lagjen”Popullore”,Shijak kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases R.H. 61 vjeçe, ku kanë vjedhur sende të ndryshme shtëpiake.
5.Më datë 03.02.2017, në lagjen”Kodër”,Shijak kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A.G. 81 vjeç, ku kanë vjedhur sende të ndryshme shtëpiake.
6.Më datë 03.02.2017, në lagjen”Kodër”,Shijak kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit F.T. 44 vjeç, ku kanë vjedhur sende të ndryshme shtëpiake.
7.Më datë 03.02.2017, në Shijak kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit S.R. 63 vjeç, ku kanë vjedhur sende të ndryshme shtëpiake.
8.Më datë 03.02.2017, në Xhafzotaj, Shijak kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit B.B. 45 vjeç, ku kanë vjedhur sende të ndryshme shtëpiake.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Vjedhja” në bashkëpunim parashikuar në nenin 134, 25 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/