Roja Bregdetare operacion shpëtimi në afërsi të Sazanit, kush po mbytej

Roja Bregdetare operacion shpëtimi në afërsi të Sazanit, kush po mbytej

267
0
Shares

Dy persona u shpëtuan mbrëmë nga roja bregdetare në afërsi të Sazanit ndërkohë që rrezikon të mbyteshin bashke me gomonen e tyre.

Në orën 19:40, Roja Bregdetare u njoftua nga një telefonatë, se në veri të ishullit të Sazanit, në distancë 6 milje, ndodhej një gomone rreth 7 metra, me dy persona në bord, të cilët kërkuan ndihmë, pasi mjeti i tyre kishte marr ujë dhe i ishin fikur motorët.

Menjëherë, Roja Forca Detare dërgoi anijet e gatshme të Rojës Bregdetare, “P-03” dhe “Lissus P-133”, të cilat gjetën gomonen me dy personat në bord (një shtetas italian dhe një shqiptar) , të cilët u imbarkuan në bordin e anijes “Lissus”, ndërsa gomonia u abandonua pasi për shkak të dëmtimeve dhe të kushteve të detit nuk mund te rimorkiohej.

Gjendja shëndetësore e dy shtetasve në përgjithësi është e mirë. Veprimet e mëtejshme kryhen nga Policia Kufitare.

Ende nuk dihet se pse shqiptari dhe italiani ndodheshin ne atë zonë në një kohë të keqe të motit.

Këtë periudhë dhejtra gomone lëvizin në ditë me ngarkesa hashashi nga brigjet shqiptare në ato italiane dhe greke.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY