Reagon ministria për shpërthimin në minierë: Vijon kërkimi për 3 punëtorë

Reagon ministria për shpërthimin në minierë: Vijon kërkimi për 3 punëtorë

60
0
Shares

Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka reaguar në lidhje me shpërthimin në minierën e Bulqizës ku tre minatorë kinezë kanë mbetur të plagosur, ndërsa vijon kërkimi për tre të tjerë të cilët kanë mbetur të bllokuar.
Në njoftimin e ministrisë thuhet se ngjarja e sotme ka ndodhur në nivelin e 21-të të minierës së kromit në Bulqizë, gjatë punimeve që po zhvillohen në kuadër të investimit për hapjen e pusit të thellësisë që do të shtojë jetëgjatësinë e kësaj zone mineralmbajtëse. Investimi kryhet nga kompania koncesionare Albchrome, përmes kompanisë kineze Ëenzhou Mining Co Ltd, e specializuar dhe nënkontraktuar nga koncesionari për këtë shërbim. Menjëherë pas sinjalizimit të aksidentit nga shpërthimi i gazit të hidrogjenit, grupet e gatshme të avarive në ambientet e minierës kanë ndërhyrë ndërsa nga Tirana janë nisur zv.ministri z. Gëzim Musabelli, grupet e Repartit të Inspektim Shpëtim Minierave, drejtues të strukturave të mbikëqyrjes së minierave në Ministrinë e Energjisë dhe Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore.
Ministria thotë se bga të dhënat e deritanishme, 3 minatorë shtetas kinez janë dërguar në Spitalin e Qytetit të Bulqizës me lëndime të lehta dhe jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq, grupet e posaçme po vazhdojnë kërkimin edhe për 3 minatorë të tjerë shtetas po kinez të cilët dyshohet të jenë ende në brendësi të minierës.
Në përfundim të operacionit të kërkim-shpëtimit, strukturat përgjegjëse do të hartojnë raportin përkatës dhe analizojnë shkaqet e dinamikën e aksidentit të ndodhur.

  

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY