Kryebashkiaku i natës Briken Fejzullai në emisionin Oktapod, i pyetur për legalizimin e hashashit, është shprehur pro tij duke shtuar me shaka se madje do të jetë pa TVSH.
Turjan: Do i shërbehej jetës së natës nëse do legalizohej hashashi apo prostitucioni? Pra nëse do kishte shtëpi publike në Tiranë imagjino sa punë do kishte?
Brikeni: Punë? Sa të duash…
Turjan: Si e mendon t’i këtë nëse do ishte një Amsterdam i vogël…
Brikeni: Do ishte niveli i testosteronit më i ulët kjo është e garantuar.
Turjan: Ti vetë do ishe që Tirana…?
Brikeni: Jo vetëm do e legalizoja po do e bëja edhe pa TVSH…. Nuk besoj se ka parë njeriu keq, nga seksi jo njëherë, nëse cdo gjë e kontrolluar dhe në nivele normale, pse jo. Gjithashtu ai u shpreh se për t’i ardhur në ndihmë atyre që frekuentojnë jetën e natës në Tiranë, do vihen së shpejti dy linja të transportit publik, përkatësisht Tirana e Re dhe Unaza, në mënyrë që qytetarët të shmangin përdorimin e veturave personale apo taksitë duke qenë se kanë kosto të lartë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/