Pas një zënke për motive të dobëta në fshatin Buçimas të Pogradecit një 34 vjeçar ka goditur me një tub metalik dhe më pas ka kërcënuar me arme një të ri nga kjo zonë.
Për këtë arsye, policia ka njoftuar se filluan procedimin penal si edhe bënë shpalljen në kërkim të shtetasit me iniciale L.K, 34 vjeç, banues në fshatin Rëmenj -Pogradec. Policia sqaron se procedimi ndaj tij filloi pasi, më datë 04.02.2017, dyshohet se ky shtetas në fshatin Buçimas, ka goditur me një tubo metalike në shpatull si dhe ka kanosur me armë (pistoletë) për motive të dobëta shtetasin D.M, 22 vjeç, banues në fshatin Buçimas.
Nga ana e Policisë, po punohet për kapjen e autorit të dyshuar. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale : “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja” parashikuar nga nenet 89 dhe 84 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/