Policia britanike ka vënë në pranga 5 të rinj shqiptarë nën akuzën e prodhimit dhe trafikimit të kanabisit.
Në ppranga kanë rënë Endrit Asllani, 24-vjeç, Martin Feuzullau, 19-vjeç, Besmir Plaka, 28-vjeç, Bruno Vishkulli, 19-vjeç dhe Aural Guini, 23-vjeç.
Sipas mediave britanike, shqiptarëve iu zbuluan mbi 1000 bimë kanabisi në një shtëpi të madhe me anekse të shumta. Të pestë të rinjtë shqiptarë dyshohet se kanë hyrë në mënyrë ilegale në Britani, duke ngritur edhe laboratorin e kanabisit.
Media Britanike thotë se policia gjeti qindra bimë kanabisi në shumë dhoma ku po rriteshin, thaheshin dhe përgatiteshin për shpërndarje.
Të akuzuarit nuk pranuan akuzat dhe do të paraqiten para gjykatës serish muajin tjetër.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/