Mund t’ju duket një budallallëk i vërtetë, çmenduri apo quajeni çfarë të doni, por kjo që do t’ju tregojmë më poshtë është një ngjarje e vërtetë.
Bëhet fjalë për pesë djem të rinj nga qyteti i Sarandës, të cilët kanë shkruar disa minuta më parë në redaksinë e JOQ.al dhe kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të shitur 5 veshka.
Mesazhi është dërguar nga njëri prej tyre. Djali tregon edhe çmimet që iu kanë vënë organeve, duke mos treguar arsyen apo shkakun që i ka çuar drejt këtij vendimi, ose më saktë “dëshirën” për të kryer këtë veprim.
“Jemi nja 5 veta në Sarandë. Kemi 5 veshka që s’na hyjnë në punë. 60 mijë euro copa njëra i shesim, ndërsa një tjetër është 80 mijë euro sepse njëri nuk përdor as alkool e as cigare. Ai është rritur maleve dhe e ka të shëndetshme”, – shkruan djali i ri në moshë.
Mbase kjo është shaka, mbase një ironi, ose ndoshta edhe një e vërtetë e hidhur që tregon realitetin shqiptar, gjithmonë të lidhur me mungesën e qarkullimit të parasë, me skamjen, varfërinë, nevojën për të gjeneruar të ardhura dhe nivelin e ulët ekonomik që karakterizon vendin tonë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/