MASAKRA/A ju duken Currilat si Unaza e Re e Yzberishti në Tiranë!

MASAKRA/A ju duken Currilat si Unaza e Re e Yzberishti në Tiranë!

98
0
Shares

Disa dhjetra përfaqësues të disa shoqatave dhe forcave politike denoncuan betonimin e fragmentit të murit mesjetar, pjesë të të cilit shihen prej vitesh në afërsi të Torrës veneciane dhe pranë kompleksit “Fly”. Ata deklaruan se kanë paraqitur dy padi penale dhe civile për kryebashkiakun Vangjush Dako, që sipas tyre është fajtor për shkatërrimin e vlerave arkeologjike.

“Sot protestuam kunder betonizimit te mureve rrethuese te kalase se Durresit, kunder shkaterrimit te”Torres Veneciane”, kunder asgjesimit te identitetit tone, nga plani ogurzi i Kryetarit te Bashkise Durres, Vangjush Dako.

Qytetare durrsake, gazetare, avokate, arkeologe, aktiviste te shoqerise civile, studente dhe njerez te lire te ketij vendi, vrane friken dhe nga protesta tek “Keshtjella Veneciane”, marshuan drejt Bashkise Durres, kunder 6 milion $ beton.

Dje dorezuam ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Durres, nje kallezim penal per Kryetarin e Bashkise Durres dhe kerkojme nga institucioni i Prokurorise, hetim te plote, te gjithanshem dhe te menjehershem”, deklaroi një nga drejtuesit e protestës Aulon Kalaja.

Në fakt tashmë dëmi është bërë. Bashkia dhe kryetrain i saj Vangjush Dako ka përqëndruar prje 8 vitesh ndërtimet të mëdha në bashkinë e Durrësit pikërisht në zonën arkeologjike duke i dhënë qytetit të Durrësit pamjen e një qyteti të ri, njësoj si unaza e re e Tiranës apo Yzberishti.

Bashkia e Durrësit nënshkroi një kontratë për monitorimin e punimeve nga Instituti i Arkeologjisë dhe Agjencinë e Shpëtimit Arkeologjik, por ndërkohë shumica e punimeve nëntokësore për projektin e kushtueshëm kanë përfunduar.

Sipas kontratës Instituti i Arkeologjisë dhe Agjencia e Shpëtimit Arkeologjik, do të monitorojnë punimet për projektin e njohur si “Veliera”, për të cilin qeveria po shpenzon 6 milionë euro për zbukurimin e një zone pranë portit të Durrësit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY