Ilir Meta i nxjerr letrat ambasadorit Lu

Ilir Meta i nxjerr letrat ambasadorit Lu

64
0
Shares

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta është përgjigjur në lidhje me deklaratën e ambasadorit Lu për shortin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë se Prokurori i Përgjithshëm shkeli Kushtetutën.

Meta ka shpjeguar procedurën që ka ndjekur Kuvendi në lidhje em akuzat se është shkelur kushtetuta dhe se Prokurori i përzgjodhi pa transparencë.

Kushtetuta në nenin 129 përcakton përbërjen e KED duke theksuar se tre anëtarë vijnë nga prokuroria. Karakteristikat e kandidatëve duhet të jenë ndër të tjera me magjistraturë, magjistrat 4-5 vjecar etj. Kandidatët që nuk plotësojnë kushte nuk përfshihen në short.

letra e kuvendit1

Nga dokumentacioni tre kandidatët e Prokurorisë plotësojnë kriteret, tha Meta. Kanë qenë vetëm 1 prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme dhe 2 të tjera në prokuroritë e rretheve që plotësojnë kushtet. Është verifikuar transparenca dhe konkurrenca nga ana e Kuvendit. Nuk ka pasur lëvizje javët e fundit në prokurori për të shmangur konkurencën ndërkohë që nuk është gjendur ndonjë prokuror me kritere vec atyre që u përfshinë në short.

Po ashtu, tha Meta, deri tani nuk ka pase ndonje prokuror qe te jete ankuar.

Ne fund Meta recitoi dy vargje te Dritero Agollit shkruar ne vitin 1991 kur ishte deputet I PPSH ne Kuvend: “Ne vendin tim, ne vendin tende, nje koke e cmenduar te tere I cmend”. Meta nuk tha se per ke e kishte fjalen sot.

letra e kuvendit 11

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY