Kreu i Sfidës, Gjergj Bojaxhi ka dalë nga rreshti duke çuditur të gjithë ndjekësit e tij ndërsa ka shkruar një koment për një të moshuar që humbi jetën nga varfëria dhe kushtet mizerabël në të njëjtën ditë që iku edhe poeti i madh.
“Te kerkoj ndjese, lexues i vemendshem, qe nuk pata mjaft vullnet per te gjetur lajka e fjale te fryra për ikjen nga jeta te Dritero Agollit- poetit e shkrimtarit model te realizmit socialist.
Sepse sot, pikerisht sot, shtate vjet me i ri se Agolli, vdiq Romeo Q, nje burre fisnik, i vuajtur, i derrmuar. Pa i marre ilaçet e muajit; pa mbyllur borxhet qe kishte me ca fatura te mbetura mbi komo; pa mundur te paguante ambulancen qe ta shpinte ne kohe ne spital. Megjithese i moshuar, punonte roje ne nje parking. Ndryshe, nuk ia dilte dot nje muaji ne fund.
I qofte dheu i lehte çdo njeriu. Fati i te moshuarve eshte nje mendim me teper per ta. Edhe per kete, SFIDA PER SHQIPERINE do te mendoje”, komenton Bojaxhi.
Ndërsa është vështirë të gjesh njerëz që edhe nëse nuk ndjejnë për humbjen e Agollit nuk flasin gjë kundër tij, në Tiranë gjendet një që e konsideron Agollin një poet marifetci.
Në një intervistë për Standard vetëm pak ditë më parë publicisti Edison Ypi thotë ndër të tjera se “Agolli ishte ai që ndikoi më së shumti për ta shterpëzuar bashkësinë e fukarenjve. I bëri fshatarët të shihnin ëndërra me sy hapur. Ua ngriti mendjen puntorëve duke i bërë të besonin se ishin klasë në fuqi. E dinte se çfarë bëhej, kishte dijeni për rrahjet, spiunimet, internimet, burgosjet, dhe i inkurajonte. Ato që tha në fillimet e Partisë Socialiste ishin manovra e rradhës prej babaxhani të rrejshëm. Nuk tha kurrë gjysëm fjale për vuajtjet e të persekutuarve, kalvarët e kulakët të katundeve, revoltimin e qytetarëve. Sot ndodhet në pozitën më të turpshme; pjesë e rëndësishme, faktor deciziv, i restaurimit të nomenklaturës. Në një formë edhe më të egër. Tashmë jo si proletarë që përgatisin revolucionin dhe të tjera dëngla, por thjesht ne që ishim grusht bashkuar rreth kurvit, të bashkohemi rreth interesit, të tjerët veten vrafshin”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/