Shkëlzen Berisha: Komisioni hetimor politik, për të mbuluar vjedhjen e 440 milionë...

Shkëlzen Berisha: Komisioni hetimor politik, për të mbuluar vjedhjen e 440 milionë eurove të CEZ nga Edi Rama

142
0
Shares

Shkëlzen Berisha ka reaguar në përfundim të mbledhjes së sotme të Komisionit Hetimor Parlamentar për privatizimin e OSHEE nga CEZ.
Sipas Shkëlzen Berishës, ky komision është politik për të mbulua vjedhjen e 440 milionë eurove të CEZ nga Edi Rama.
Më tej Berisha u shpreh se nuk do të pranonte të betohej dhe dëshmonte para një deputeti në konflikt të hapur interesi me të, për shkak të një vendimi gjykate që e ka dënuar për shpifje Taulant Ballës në një padi të Shkëlzen Berishës.
“Komisioni hetimor është politik dhe ka për qëllim për të mbuluar vjedhjen e 440 milionë euro të CEZ nga Edi Rama. Pse një person që ka konflikt interesi me mua duhet ët drejtojë atë komision apo të marrë dëshminë time? Ishte shumë e kollajshme të tërhiqej nga ai komision ai deputet. Nuk mund të pranoj që të dëshmoj në një komision që drejtohet nga një deputet që ka konflikt të hapur interesi me mua pasi është dënuar për shpifje me vendim të formës së prerë. Pse nuk thirret si dëshmitar dhe zoti Kastriot Ismalilaj”, u shpreh midis të tjerave Shkëlzen Berisha.
DRONI.al 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY