“Qeverisja e Ramës detyroi Europën të na vendosë një kusht elementar: Zgjedhjet...

“Qeverisja e Ramës detyroi Europën të na vendosë një kusht elementar: Zgjedhjet e lira”

73
0
Shares

“Zgjedhjet e lira kusht kryesor për hapjen e negociatave në BE”, ka thënë  kryedemokrati Lulzim Basha, duke perifrazuar diskutimet në Komisionin e Jashtëm të PE.
“Plani i Edi Ramës për të manipuluar, vjedhur dhe shkatërruar zgjedhjet është rrënues për vendin”, ka thënë  më tej Basha.
“Zgjedhjet e lira janë kusht kryesor për hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë. Rezoluta e djeshme e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian e ka theksuar edhe një herë zyrtarisht këtë gjë.
Ky kusht vërteton edhe një herë se plani i Edi Ramës për të manipuluar, vjedhur dhe shkatërruar zgjedhjet është rrënues për të ardhmen e vendit dhe për stabilitetin e Shqipërisë.
Katër vjet qeverisje nga Edi Rama e ka detyruar Evropën t’i vendosë Shqipërisë një kusht elementar demokratik: zgjedhjet e lira ” shkruan kreu i PD.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY