Pengmarrje në një lokal në zonën e Bllokut

Pengmarrje në një lokal në zonën e Bllokut

77
0
Shares

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 3, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë, ditën e djeshme, të Erjon Basha, 32 vjeç, banues në Tiranë, si dhe procedimin në gjendje të lirë të, Q. Basha, 71 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tyre ka ardhur, pasi personat e mësipërm në Rrugën “Sami Frashëri”, kanë mbajtur pa dëshirën e tij, D. P., 41 vjeç, duke mos e lejuar të dalë nga dyqani i tij.
Shkak i këtij veprimi mësohet se është një shumë e pakthyer lekësh, të cilën pronari i dyqanit ua kishte atyre.
Ata i kanë thënë atij, se nuk do të dilte nga dyqani deri në momentin e kthimit të shumës monetare prej 7000 Lekësh.
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të “Heqja e paligjshme e lirisë”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY